Reperi i sensacionit “BTS”, Suga ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Ai rezultoi pasi u kthye nga koncertit në Shtetet e Bashkuara, tha menaxhmenti i grupit të premten (24 dhjetor).
28-vjeçari , emri i vërtetë i të cilit është Min Yoon-gi, u konfirmua se ishte infektuar me virusin të premten gjatë vetëkarantinimit të tij pas kthimit në shtëpi të enjten, sipas Bit Hit Music.
Kompania e tij tha se ai kishte marrë dozen e dytë të vaksinimit kundër COVID-19 në gusht, nuk kishte rënë në kontakt me asnjë anëtar tjetër kohët e fundit dhe nuk po shfaqte asnjë simptomë, shkruan DailyMail.
“Ai aktualisht po administron vetë-kujdes në shtëpi. Ne e shohim shëndetin e artistëve si prioritetin tonë kryesor dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar SUGA në shërimin e tij sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë.
Grupi ka pasur një numër angazhimesh në Shtetet e Bashkuara pasi mbajtën koncertet e tyre të para në Los Angeles që nga fillimi i pandemisë.
Që nga debutimi i tyre në vitin 2013, BTS ka udhëhequr një mani globale të K-Pop-it me muzikë, vallëzim si dhe tekste dhe fushata sociale që synojnë fuqizimin e të rinjve.
Grupi fitoi çmimin kryesor të artistit të vitit në American Music Awards për herën e parë në nëntor.
Kur pandemia përfshiu botën, BTS shtyu dhe më pas anuloi turneu e tyre më i madh global që përfshite gati 40 koncerte vitin e kaluar, duke iu drejtuar shfaqjeve online. /Telegrafi/