Site icon Telegrafi

Anëtaret e “Spice Girls” mbyllin turneun e ribashkimit

Melanie Brown, Geri Halliwell, Emma Bunton dhe Melanie Chisholm (Foto: Stuart Wilson/Getty Images/Guliver)

Grupi i famshëm anglez, “Spice Girls”, ka përfunduar turneun e tyre të ribashkimit në stadiumin ‘Wembley’.

Grupi këndoi hitet e mëdha duke përfshirë “Wannabe”, debutim i tyre në vitin 1996 dhe “Spice Up Your Life” para 70 mijë njerëzve.

Sporty, Ginger, Baby dhe Scary Spice përfunduan programin e tyre duke i sjellë fëmijët dhe nënat e tyre në skenë me ta, me Geri Horner, e njohur si Ginger Spice, duke bërë shaka se janë bërë tashmë tre breza të “Spice Girls”.

Spice Girls (Foto: Sky News)

Horner gjithashtu kërkoi ndjesë për largimin nga grupi në vitin 1998 – vetëm dy vjet para se grupi të ndahej. “Më vjen keq që u largova. Dua të them se është kaq mirë të kthehesh me vajzat që i dua”, u shpreh ajo para turmës.

Pas shout, Horner shpërndau një mesazh emocionues në Instagram, duke falënderuar ekipin dhe anëtarët e turneut.

“13 stadiume, pothuajse 700.000 njerëz me tri femra të mrekullueshme me të cilat kam ndarë skenën. Dua t’ju falënderoj Melanie B, Melanie C dhe Emma, dhe secilin që u shfaq me ne.Ishte diçka të cilën nuk do ta harroj kurrë”, shkroi ndër të tjera ajo.

Më parë gjatë ditës, Mel C ose Sporty Spice, postoi një foto të grupit në ditët e tyre të para, me një mesazh për Victoria Beckham, duke i treguar asaj se sa iu mungon.

Mel B, e njohur më mirë si Scary Spice, tha pas koncertit se shfaqjet e “Wembleyit” ishin një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Ajo po ashtu bëri të ditur se grupi do të shkojë në një turne në Australi më vonë gjatë këtij viti. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version