Telegrafi

Anëtarët e Shoqatës së Bjeshkatarëve ‘Gjeravica’ udhëtojnë me biçikleta në tri shtete

Katër anëtarë të Shoqatës së Bjeshkatarëve “Gjeravica” nga Peja për tri ditë kanë udhëtuar me biçikleta, duke filluar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit të shoqatës, nisja ka filluar nga fshati Kuqishtë për ta përfunduar në Ulqin.

“Disa anëtarë të shoqatës tonë me biçikleta kanë udhëtuar për tri ditë. Dita e parë: Kuqishtë (Rugovë) – Çakorr – Plavë – Gusi – Lepushë (Kelmend) 82km. Dita e dytë: Lepushë – Tamara – Leqet e Hotit – Tuzi 71km. Dita e tretë: Tuzi – Virpazar – Kraja – Vladimir – Ulqin 105km”, thuhet në njoftimin e SHB “Gjeravica”.

Anëtari i shoqatës, Raif Gjikolli, ka përshkruar në detaje udhëtimin e realizuar. /Telegrafi/