Site icon Telegrafi

Anëtarët e rinj të KSHZ-së sot fillojnë detyrën, do të japin deklarata solemne

Deklarata solemne në Kuvendin e Maqedonisë sot do të japin anëtarët e rinj të përbërjes së përkohshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), e cila duhet ta organizojë referendumin për emrin.

Për anëtarët e KSHZ-së, votuan deputetët e të gjitha partive, ndërsa seanca u mbajt pas zhbllokimit të procesit të takimit të liderëve të hënën e kaluar.

Partitë u dakorkuan që përbërja e përkohshme e KSHZ-së të zgjidhet përmes modelit të vjetër gjegjësisht me anëtarët e propozuar nga partitë me më së shumti vota të fituara në zgjedhjet e fundit.

Kryetari i Komisionit, Oliver Derkoski në një deklaratë për AIM të premten tha se aktivitetet e para të Komisionit do të jenë konstituimi i tij dhe më pas edhe zbatimi i referendumit për emrin.

Lidhur me aktivitetet për referendum, Derskoski tha se në pajtim me Ligjin për referendum, propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Maqedonisë, duhet të marrë vendim për referendum dhe më pas në mënyrë operative KSHZ-ja në pajtim me nenin 31 nga Ligji për referendum t’i ndërmarrë kompetencat e veta rreth organizimit dhe përgatitjeve teknike të vetë referendumit, gjegjësisht zbatimit të vendimit.

Nënkryetare e KSHZ-së është Ditmire Shehu e propozuar nga BDI-ja, ndërsa Elizabeta Popovska nga OBRM-PDUKM-ja, Janakie Vitanovsi, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSMD-ja, si dhe Enver Saliu nga Lëvizja Besa janë anëtarë e trupit më të lartë zgjedhor në shtet.

Përndryshe, anëtarët e KSHZ-së fillimisht është dashur që deklarata solemne të japin të premten, por për shkak të aktiviteteve të kryetarit të Kuvendit ato janë shtyrë për sot./Telegrafi/

Exit mobile version