Site icon Telegrafi

Anëtarët e Presidencës së BeH votuan kundër njohjes së Kosovës

Në seancën e sotme, presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk e ka njohur Kosovën.

Sipas mediumit vendas “Avaz”, në seancën e sotme, Shefik Xhaferoviq, Zheljko Komshiq dhe Milorad Dodik nuk kishin shumicën për njohjen e Kosovës.

Lexo po ashtu Presidenca boshnjake diskutoi për njohjen e Kosovës, Dodik ishte kundër saj

Po sipas mediumit në fjalë, Komshiq më parë kërkoi që kjo pikë të përfshihet në rendin e ditës, duke e shpjeguar atë me nevojën për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në Kosovë dhe se, siç tha ai, pavarësia e Kosovës është një situatë faktike.

Ndërkohë, mediumi në fjalë shton se në seancën e Presidencës më 17 shtator, Dodik votoi kundër njohjes së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version