Site icon Telegrafi

Anëtarët e KQZ-së nga LDK e AAK-ja mbështesin vendimin për rinumërimin e votave

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë duke diskutuar lidhur me numërimin ose jo të votave në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës tha se duhet transparencë në këtë proces.

“Nuk mundemi me punu me emocione dhe nuk mundemi me dirigju agjenda. Për mu transparenca, ofrimi i mundësive me pa realitetin, është standard i arritshëm. Edhe unë muj mos me qene i kënaqur me vendimet e PZAP-it, po ato ankesa i kanë bërë subjektet politike”, u shpreh Gjoshi.

Edhe Sami Hamiti nga LDK-ja ka folur lidhur me këtë çështje.

“Jam pro që të hyjë në rend dite dhe të votohet. A janë politike a nuk janë, po shihet që nja 4 ose 5 subjekte politike kanë bërë ankesë aty”, tha Hamiti.

Ndërkaq, Binak Vishaj nga AAK-ja, kërkoi që të zbatohet vendimi i PZAP-it për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren.  “Duhet të fillojë rinumërimi për ato kuti”, tha Vishaj.

Ndryshe, sot paradite Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të rinumërohen të gjitha votat në Prishtinë dhe Prizren.

Exit mobile version