Telegrafi

Anëtarët e Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së sot vendosin për mbajtjen e kongresit

Sot duhet të merret vendimi përfundimtar nëse do të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i OBRM-PDUKM-së, i cili është paralajmëruar për këtë fundjavë në Vallandovë.

Mbrëmë në Komitetin Ekzekutiv iniciatorët e kërkesës për shtyrjen e kongresit paraqitën arsyet e tyre pse nuk duhet të mbahet kongresi dhe pse nuk duhet të zgjedhet kryetari i ri i partisë në mënyrë jodemokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lideri në ikje Nikolla Gruevski mendon se vendimi për mbajtjen e kongresit është sjellur nëzëri dhe se ai duhet të mbahet.

Që të shtyhet mbajtja e kongresit duhet të votojnë dy të tretat e anëtarëve të Komitetit Qendror të partisë./Telegrafi/