Telegrafi

Anëtarët e bendit, Queen thonë se nuk kanë fituar asnjë qindarkë nga filmi “Bohemian Rhapsody”

Filmi “Rhapsody Rhapsody” u bë adaptimi më i shitur i biografisë muzikore kur të dielën tejkaloi 900 milionë dollarë nga shitja e biletave në kinematë botërore.

Filmi fitues i Oscar fitoi 830 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar dhe 71 milionë dollarë në Britani të Madhe.

Por, një prej anëtarëve të bendit, Brian May ka mohuar se ndonjëri prej pjesëtarëve të ketë fituar ndonjë qindarkë.

“Qesha ditë më parë sepse në një artikull lexova se ne po pasuroheshim nga ky film. Sikur ta dinin. E kishim një kontabilist ditë më parë, dhe ende nuk e kemi fituar asnjë qindarkë prej tij (filmit). Sa i suksesshëm duhet të jetë filmi përpara se të fitoni para? Shumë njerëz marrin fitime nga filmi dhe këtë njerëzit nuk e kuptojnë”, tha ai.

Edhe pse bendi, Queen, thuhet se ende nuk përfitojnë drejtpërdrejt nga filmi, disa njerëz dhe subjekte po vazhdojnë të pasurohen.

Lexo po ashtu Filmi më i shitur biografik, "Rhapsody Bohemian", fitoi 900 milionë dollarë

Raportohet se mikja e vjetër e Freddie Mercuryt, Mary Austin, e portretizuar nga Lucy Boynton, thuhet se të ketë fituar 60 milionë dollarë dhe motra e tij, Kashmira Bulsara thuhet se ka fituar 25 milionë dollarë.

Ndryshe, edhe regjisori i shkarkuar, Bryan Singer, pritet të ketë shkuar me 40 milionë dollarë për përpjekjet e tij në film. /Telegrafi/