Telegrafi

Anëtarët e ASHAK-ut raportojnë në Komisionin për arsim

Në Komisionin parlamentar për arsim gjatë ditës së sotme do të jenë të pranishëm anëtarët e  Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ky raportim vjen pas publikimit të një hulumtimi për ASHAK-un që është bërë javë më parë, e që raporti ka evidentuar mjaft shkelje.

Në atë mbledhje të komisionit kur ishte paraqitur raporti, Kushtrim Koliqi nga “Integra”, kishte thënë se Akademia e Shkencës në Kosovë është në gjumë dhe gërryen paranë publike.

Sipas tij, ASHAK ishte dashur të jetë më aktive, të gjeturat janë brengosëse dhe neveritëse, njofton KP. Shkelzen Gashi, autori i këtij hulumtimi patë thënë se ASHAK nuk ka asnjë projekt të rëndësishëm për vendin.