Telegrafi

Anëtarësimi në UNESCO, Kosova humbi rastin edhe këtë vit

 

Kosova ka humbur edhe një rast për t’u bërë anëtarja e 196-të e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturës (UNESCO).

Kjo pasi që tashmë ka përfunduar afati për shtetet e interesuara që të hyjnë në rendin e ditës për seancën e prillit të Këshillit Organizativ të OKB-së, shkruan gazeta serbe “Politika”, duke u thirrur në burimet  e saj, transmeton Klan Kosova.

Tani, nëse Kosova vendos të kandidojë prapë për UNESCO, do të duhet të pres deri në seancën pas kësaj të prillit, që do të mbahet në tetor të këtij viti, pasi seanca e radhës tashmë ka miratuar rendin e saj të ditës.

Kujtojmë se në seancën e fundit, Kosova nuk mundi që për shkak të tri votave të marr besimin e Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, transmeton Klan Kosova.