Telegrafi

Anëtarësimi në Eurozonë i pakthyeshëm

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Annika Breidthardt tha të hënën se “anëtarësimi në Eurozonë është i pakthyeshëm”, duke rikujtuar se ky rregull bën pjesë në Traktatin e Lisbonës.

Në konferencën e shtypit organizuar po atë ditë, Breidthardt iu përgjigj pyetjeve për mundësinë e daljes së Greqisë nga Eurozona.

Kohët e fundit, situata në Greqi u përkeqësua pasi forca politike e majtë Syriza mund të fitojë zgjedhjet e 25 janarit, duke rritur spekulimet e daljes së Greqisë nga Eurozona. /Telegrafi/