Site icon Telegrafi

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj  

Javë më parë Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Tani çështja ka kaluar në Komitetin e Ministrave, ku gjatë muajit maj pritet mbledhja dhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE ishte parashikuar të jetë në agjendë.

Lexo po ashtu Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Por, si pritet të shkojë procesi?

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet thotë se aktualisht disa vende anëtare të KiE-së, si Gjermania e Franca po përgatiten ta bllokojnë votimin.

“Megjithatë, në këtë moment disa vende anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë Parlamentare (APKE) në prill”, shkruan Knaus në platformën X.

Ai tutje thotë se kjo pason fushatën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë Vuçiq, duke përfshirë një apel personal drejtuar presidentit Macron që të mos lejojë një votim”, shkruan tutje Knaus, gjersa përmend edhe angazhimin serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal. /Telegrafi/

Exit mobile version