Site icon Telegrafi

Anëtarësimi i OEK-ut në “Euro Chambers” pa asnjë votë kundër

Anëtarësimi i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në organizatën më të madhe të biznese “Euro Chambers”, ka ndodhur pa asnjë votë kundër.
Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një konferencë për media.

“Na është dashur kohë dhe mund që të investojmë sepse kemi pasur tentativa që të ndalohet ky anëtarësim Nuk e kemi pas asnjë kundërshtar në votim në Asamble. Anëtarësimi në organizatë është imazh pozitiv për Kosovën. Do të përshpejtoj edhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në nënshkrimin e MSA-së. Në këtë organizatë janë 48 oda të nivelit nacional dhe kjo është një vulë e rëndësisë ekonomike”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Ai theksoi se anëtarësimi më këtë organizatë do të na bëjë të punojmë edhe më shumë dhe sipas tij, sfidat janë të shumta dhe tani fillon një kapitull i ri për OEK-un/Gazeta Tribuna/Telegrafi/

Exit mobile version