Site icon Telegrafi

Anëtarë të kryesisë së LDK-së takojnë deputetin e Bundestagut gjerman Volkmar Klein

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avullah Hoti janë takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Volkmar Klein dhe Johannes D. Rey – Shef i Zyrës së Fondacionit KAS për Maqedoni dhe Kosovë.

Sipas një njoftimi, nënkryetari Veliu dhe deputeti Klein biseduan për proceset politike dhe për përkrahjen e Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

“Nënkryetari Veliu e falënderoi shtetin mik, Gjermaninë për mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, njëherit ai shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin dhe miqësinë e përhershme me Gjermaninë”, thuhet në një njoftim.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se gjatë takimit të pranishmit diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe perspektivën e zhvillimit të vendit në të gjitha fushat.

“z. Klein e falenderoi nënkryetarin Veliu për pritjen duke vlerësuar lartë rolin e LDK-së për proceset demokratike dhe zhvillimore në Kosovë. Ai po ashtu theksoi mbështetjen e mëtutjeshme për Kosovën”, përfundohet në njoftimin e LDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version