Site icon Telegrafi

Anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve kërkojnë përditësime nga Pentagoni mbi përdorimin e inteligjencës artificiale

Anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar përditësime nga Pentagoni mbi atë se nëse po e përdorin inteligjencën artificiale në mbrojtjen ndaj kërcënimeve në rritje nga Kina dhe armiqtë e tjerë.

Komiteti publikoi të hënën propozimin e tij vjetor për projekt-ligjin e politikës së mbrojtjes të njohur si Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili do të shqyrtohet nga nënkomitete të ndryshme duke filluar nga e marta.

Sipas një raporti të Fox News, seksioni i projektligjit që trajton teknologjinë kibernetike dhe informacionin u shoqërua me disa kërkesa për përditësime mbi përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes për të përfshirë inteligjencën artificiale në sektorin e saj të sigurisë kombëtare, transmeton Telegrafi.

Watch the latest video at foxnews.com

Një nga këto kërkesa lidhet direkt me Kinën, të cilën komiteti tha se ka një rritje të prezencës në ujërat e diskutueshëm në gjithë botën, gjë që e kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

“Komiteti është gjithnjë e më i shqetësuar për aftësinë e Shteteve të Bashkuara për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi për shkak të hapësirës së madhe të mjedisit detar”, thuhej në tekst.

“Ndërgjegjësimi për Domenin Detar (MDA), i drejtuar nga inteligjenca artificiale (AI), do të rrisë aftësinë e Marinës për të monitoruar mjedisin detar, për të rritur aktivitetet e planifikimit strategjik dhe për të ekspozuar kërcënimet në zhvillim përmes procesit të identifikimit të kërcënimit të mundshëm”, vazhdonte shkrimi brenda tekstit.

Komiteti i kërkoi Departamentit të Mbrojtjes që të informojë anëtarët e tij mbi këtë çështje deri në shkurtin e ardhshëm mbi përdorimin aktual të “sistemeve MDA të drejtuara nga inteligjenca artificiale” dhe se cilat janë mënyrat e tjera që inteligjencës artificiale mundet të ndihmojë Marinën të vlerësojë shpejt trafikun detar dhe të përcaktojë kërcënimet e mundshme.

Ligjvënësit në komitet thanë se Pentagoni duhet të përdorë gjithashtu inteligjencën artificiale për të ndihmuar luftëtarët të zbulojnë dhe analizojnë sinjalet në spektrin elektromagnetik (EMS) që mund të tregojnë taktikat e luftës kibernetike dhe elektronike. /Telegrafi/

Exit mobile version