Site icon Telegrafi

Anësori i Villarrealit ka një mesazh për Piquen dhe gjyqtarin (Foto/Video)

Ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës e cila përfundoi me 2-2 vazhdon të komentohet në media.

Pas penaltisë së Neymarit për të cilën patë protesta të mëdha nga vendasit, tani ata ankohet për mos akordimin e një penalltie në favor të tyre.

Anësori i Villarrealit, Samuel Garcia, ka postuar një fotografi në Twitter ku shihet qartë se Gerard Pique ka prekur topin me dorë dhe ka shkruar “Një fotografi vlen më shumë se 1000 fjalë”.

Më poshtë keni videon dhe vlerësojeni vetë se a ka apo jo të drejtë lojtari i Villarrealit. /Telegrafi/

Exit mobile version