Tashmë ka mbaruar festivali “Sunny Hill”, ku përgjatë këtyre tri netëve pati spektakël me artistë të ndryshëm të huaj e po ashtu edhe lokalë.
Miley Cyrus, G4shi, Calvin Harris e në fund edhe Dua Lipa i dhanë më shumë atmosferë këtij koncerti madhështor, ndërsa organizohet nga babai i kësaj të fundit, Dukagjini.
Megjithatë, në këto netë nuk kishte se si të mungonte familja Lipa, të cilët i shijuan këto mbrëmje pafund bashkë me miqtë e tyre.
Së fundmi, është nëna e Duas, Anesa, e cila ka publikuar një video nga nata e fundit e “Sunny Hill”, në momentin kur performoi Calvin Harris.
“Natë e çmendur në Prishtinë”, është përshkrimi që ia ka vënë videos.
Përndryshe, ky është edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar të muzikës, teksa nga viti i ardhshëm pritet t’i ndërrohet lokacioni. /Telegrafi/