Telegrafi

Anemia dhe shtatzënia

Në studime kanë marrë pjesë 180 shtatzëna me anemi. Ato janë ndarë në tre grupe, të cilat kanë marrë nga 20, 40 ose 80 miligram hekur në ditë, gjatë 8 javëve.

Suksesi në shërimin e anemisë nuk kishte dallime të dukshme duke marrë parasysh dallimet në dozë, ndërsa mundimet gastrointestinale në anën tjetër kishin qenë shumë më të shprehura.

Studimi kështu nxjerr si përfundim se rritja e dozës së hekurit me qëllim të shërimit të anemisë tek shtatzënat, më shumë ka efekte negative se sa pozitive.