Telegrafi

Anelka i kthehet futbollit me një post të ri

Ish futbollisti i Real Madridi dhe Arsenalit, Nicolas Anelka është bashkuar me klubin e Roda JC si konsulent. 

Anelka që ka qenë pjesë e shumë skuadrave në kohën e fundit nuk ka qenë i kyçur në futboll që nga koha kur la Mumbai Cityn.

Ai ka luajtur në shtet si Anglia, Spanja, Turqia, Kina, Italia dhe india.

37 vjeçari ka ardhur ta ndihmojë investitorin e ri Aleksei Korotaev që ka marr në pronësi klubin.

Zvicerani ka premtuar se do të investojë në ekipin parë dhe në akademi.

Blerja e tij e parë është Anelka që do të jetë i fokusuar edhe në sistemin e të rinjve në klub. /Telegrafi/