Telegrafi

Anelka kritikon Lizarazun

Anelka pasi shprehu pakënaqësinë e tij në drejtim të trajnerit Raymond Domenech, detyroi ekipin e Francës që në shenjë proteste të mos stërvisë më.

“Të gjithë më kanë mbështetur, unë mendoj të gjithë. Unë jam 100% i sigurt se askush nuk deshi të stërvitej. Lizarazu? Mendoj se ai si ish-lojtar duhet të ketë më shumë konsideratë”, ka thënë Anelka për France-Soir.

Anelka e ka përfunduar karrierën e tij me kombëtaren franceze, ndërsa tani punë e vështirë do t’i mbetet përzgjedhësit të ri, Laurent Blanc, që ta rigrupojë ekipin e ri. /Telegrafi/