Telegrafi

Anelka: Drogba dhe unë më të frikshmit në Evropë

“Vërtet e mendoj atë që e them. Nëse vazhdimisht luajmë së bashku, mund të bëhemi dyshja më e frikshme e sulmuesve në Evropë, madje përfshirë këtu edhe atë të Real Madridit dhe Barcelonës”, ka thënë Anelka për The Sun.

“Ka shumë sulmues të shkëlqyeshëm në botë për momentin, si Fernando Torres dhe David Villa. Por, kur vërtet ju duhet gol, pa dyshim nuk do të gjeni më të mirë për ta bërë atë se Didier”.

“Ai kurrë nuk dorëzohet dhe përpjekja e tij për ekipin është fantastike. Për mua, ai është një prej sulmues më të kompletuar në botë”, ka shtuar francezi.