Telegrafi

Anelka: Do t’ia dalim edhe pa Drogban

Drogba ka qenë një prej shtyllave të Chelseat këtë sezon, duke shënuar 18 gola. Muajin e ardhshëm ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti pasi do të jetë në detyrë me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën Afrikane të Kombeve.

Megjithatë, Anelka mendon se Chelsea është mjaft i përforcuar sa të mos e ndjejë mungesën e Drogbas.

“Kur në fillim të sezonit Drogba mungonte dhe kur ishim të goditur nga embargoja e transferove, disa njerëz pritën të jemi edhe më të dobët. Por ne luajmë si ekip dhe të gjithë duam ta fitojmë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve dhe atmosfera ekipore na ndihmon”.

“Është e qartë se më mirë është kur Drogba është këtu, por unë do të jap më të mirën nga vetja për të shënuar gola dhe për të mos ndjerë mungesën e tij”, ka thënë Anelka./Telegrafi/