Telegrafi

Me anë të virusit dhe nëpërmjet Safarit, hakerët mund të ndërhynin në mikrofonat dhe kamerat e pajisjeve nga Apple

Shumë njerëz e mbajnë të mbyllur me një shirit, kamerën që e ka laptopi në pjesën e përparme, nga frika se mund të jenë duke u spiunuar.

Ky pretendim ka dalë të jetë i vërtetë, pasi Wired ka gjetur se me anë të një virusi që funksiononte nëpërmjet Safarit, hakerët kanë mundur të ndërhynin në mikrofonat dhe kamerat e iPhone apo Mac, transmeton Telegrafi.

Ryan Pickren është inxhinieri që i ka gjetur disa viruse, të cilat funksionojnë së bashku dhe e mashtrojnë Safarin, që të veprojë duke aktivizuar mikrofonin apo kamerën.

Në këtë formë, mikrofoni apo kamera aktivizoheshin ngadalë në pajisjet e Apple si Mac, iPhone apo iPad dhe hakerët regjistronin gjithë çfarë përdoruesi thoshte dhe bënte.

Mësohet se këto viruse janë të vjetra mbi një vjet, por që nuk ishin aq të rrezikshme sa janë tani.

Për fat të mirë, pas zbulimit që ka bërë Picker, Apple ka filluar punimet që ta ndalojë këtë ndërhyrjet dhe me përditësimet e janarit dhe marsit, i ka ndaluar në tërësi.

Gjetja e viruseve, ka bërë që Apple ta shpërblente atë me 70 mijë euro. /Telegrafi/