Johnny Q është popullarizuar në YouTube, pasi e ka postuar videon ku tregon krijimin dhe prerjen e gjësendeve me dy letra të bashkuara dhe të prera në rreth, të vendosura në pajisjen me rrotullim të shpejtë.
Përmes këtij improvizimi, ia ka dalë të pret edhe objektet e forta si gypi i hekurit apo një shkop druri, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, tregon prerjen me mjaft precizitet të xhamit delikat, apo edhe pjatës nga plastika e fortë.
Sidoqoftë, nuk rekomandohet të kopjoni këtë veprim, sepse Johhny Q është profesionist dhe këto veprime i kryen në prani të ekipit të specializuar. /Telegrafi/