Site icon Telegrafi

Me anë të këtij shënimi sigurohet se kolegët më nuk do t’ia vjedhin qumështin (Foto)

Një punonjëse e lodhur nga kolegët që ia vidhnin qumështin nga frigoriferi i zyrës, e ka vënë një shënim, që nuk i ka lënë hajnit shije aspak të mirë.

Gruaja e njohur vetëm si B, e ka ngjitur një letër në shishe ku tregon se ‘qumështi që po e pinë është i gjirit’ transmeton Telegrafi.

“Mirëmëngjesi! Për këdo që është duke e shfrytëzuar kremin tim të kafes, gjatë tërë javës… Surprizë!!! Ju keni qenë duke e pirë qumështin tim të gjirit. Shpresoj t’ju ketë pëlqyer. Gëzuar nga B. PS. Është organike. Mos u brengosni”, shkruan në letër.

Por, fotografia e postuar në llogarinë ‘Breastfeeding Mama Talk’ në Facebook, ka marrë komente të ndryshme.

“Qumështi i gjirit të njeriut është më pak i pështirë se ai gjedhit”, është një koment, por tjetri thotë se “Po të isha si ai, më kurrë nuk do të prekja kremin e kafesë”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version