Një mashtrues i paidentifikuar, ka përdorur identitet të rrejshëm dhe ka treguar xhirollogari të falsifikuar, për të “blerë” veturën Maserati nga një dyqan në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.
Pasi e ka treguar lejen e vozitjes, ka pranuar ta blejë modelin GranTurismo për 81 mijë dollarë, si dhe të paguajë 550 dollarë për transport, transmeton Telegrafi.
Por, ka kërkuar që mos t’ia dërgojnë në shtëpi, sepse rruga e tij gjoja është shumë e ngushtë dhe aty nuk hyn kamioni. Për ta pasur më të lehtë transportuesit, ka kërkuar që automobilin t’ia lënë në parkingun e një qendre tregtare në Ilinois.
Megjithëse gjithçka dukej në rregull, dikush nga punonjësit nisi të ketë dyshime, ndaj e ka telefonuar bankën që do kryente transaksionin.
Pasi Maserati 4.7-litra V8 me 454 kuajfuqi është dërguar në vendin e kërkuar, është mësuar se gjithçka ka qenë mashtrim.
Policia është vënë në kërkim të mashtruesit, por ai është larguar së bashku me veturën dhe nuk po dihet ku ndodhet. /Telegrafi/