Telegrafi

Me anë të dronit e zbuloi bashkëshorten duke e tradhtuar, pastaj e turpëroi në internet (Video)

 

Në internet është hedhur një video, ku një burrë i paidentifikuar tregon se si e ka zënë bashkëshorten teksa po e tradhtonte me një tjetër.

Në filmimin e publikuar, shihet një qytet që nuk dihet se ku ndodhet, ndërsa me kursor tregohet gruaja tij duke lëvizur në rrugë, transmeton Telegrafi.

Por, në vend se të shkonte në rrugën që e dërgon për në punë, ajo merr drejtim tjetër. Pasi pret një kohë, aty afrohet një veturë dhe ajo hyn brenda.

“Ajo po ndreqë flokët, që të bëhet më e bukur për të” e përshkruan ngjarjen burri i zhgënjyer, i cili pas 18 vitesh martesë e kuptoi se gruaja po e tradhtonte.

Ai kishte marrë informata nga dikush, por nuk mund ta kapte gruan në flagrancë, derisa e shfrytëzoi dronin, kamera e të cilit i mori pamjet që mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/

https://youtu.be/XECdznSO3TY