Telegrafi

Andy Ruiz rikthehet në boks me fitore, triumfon ndaj Chris Arreola

Andy Ruiz është rikthyer me fitore në ndeshjen e peshave të rënda ndaj Chris Arreola, të cilin e mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve.

Në ndeshjen e tij të parë në 17 muaj që nga humbja e ndeshjes për kampionin e unifikuar në pesha të rënda, Andy Ruiz Jr u rikthye me fitore ndaj veteranit Chris Arreola në ngjarjen kryesore të së shtunës mbrëma.

Ruiz, i cili ka një rekord prej 34 fitoresh dhe 2 humbjesh, ku nga to 22 me nokaut u mbështet në shpejtësinë, aktivitetin dhe kombinimet e tij më të mprehta për të mposht Arreolan (38-7-1, 33 KO) pas 12 raundave.

Boksieri meksikano-amerikan triumfoi me një vendim unanim (117-110, 118-109, 118-109) në Dignity Health Sports Park në Carson, California.

Fitorja e Ruiz erdhi paksa me fat, pasi ai u rrëzua në raundin e dytë nga Arreola.

“Chiris Arreola është një veteran dhe një goditës i fortë. Ne bëmë atë që duhej të bënim dhe morëm fitoren”.

“Ne bëmë atë që duhej të bënim dhe falë Zotit morëm këtë fitore. Presim tjetrën”, ka thënë Ruiz pas triumfit. /Telegrafi/