Site icon Telegrafi

Andy Ruiz parashikon fituesin e përballjes Wilder – Ortiz: Do të jetë skenari i njëjtë

Andy Ruiz ka parashikuar fituesin e përballjes në mes të Deontay Wilderit dhe Luis Ortizit.

Kubanezi i kishte shkaktuar mjaftë vështirësi amerikanit në meçin e parë, derisa ishte nokautuar në raundin e dhjetë në muajin mars.

Ortiz do të ripërballet me Wilderin më 23 nëntor, derisa shpreson që t’i shkaktojë humbjen e parë këtij të fundit.

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ruiz që do të ketë punë më 7 dhjetor ndaj Anthony Joshuas në një ripërballje, ka parashikuar fituesin e këtij ballafaqimi, duke thënë se do të ketë skenarin e njëjtë.

“Do të jetë një skenar i njëjtë”, ka thënë meksikano-amerikani. “Wilder është më i ri dhe një njëri më i fuqishëm”.

Festa e Andy Ruiz Jr (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Ai është një shok i imi, kështu që do ta përkrahi atë”, ka shtuar më tej kampioni i titujve si WBA, WBO dhe IBF.

Ortiz e ka paralajmëruar Wilderin nga meçi i kaluar dhe do të ketë sërish të vështirë për ta mposhtur atë. /Telegrafi/

Exit mobile version