Në qarqet e Android, Rubin është i njohur mirë për kohën e tij si udhëheqës i Android në Google, pasi në vitin 2005 ai ia shiti gjigantit të kërkimit global kompaninë e tij, që sot mbështet pjesën më të madhe të telefonave të mençur mobil në botë.
Sundar Pichai, një tjetër ekzekutiv në Google i ka udhëhequr përpjekjet e Android në Google, pasi që Rubin kaloi në njësinë e robotikës në Google, në vitin 2013.
Pas kalimit në njësinë e robotëve në Google, Rubin kërkoi që të blihen disa nga kompanitë kryesore, gjë e cila edhe u realizua nga kompania, duke përfshirë edhe emrat e mëdhenj sikurse Boston Dynamics.
Pas braktisjes së Google, Rubin do ta fillojë kompaninë e tij që do të përqëndrohet në harduer, dhe me siguri se në këtë mes do të jenë të përfshirë edhe robotët.
Drejtori ekzekutiv i Google, Larry Page e falënderoi Andy Rubin për krijimin e Android, të cilin sot e përdorin më shumë se 1 miliardë njerëz. (Telegrafi)