Telegrafi

Andy Murray vazhdon kryesimin në ATP

Top tre e klasifikimit të meshkujve ATP nuk ka pasur ndryshime, pasi nuk kane luajtur gjatë javës së kaluar.

Në krye të klasifikimit vazhdon të jetë tenisti britanik, Andy Murray në saje të 11540 pikëve.

Ai pasohet prej Novak Djokovicit dhe Stan Wawrinkas, të cilët kanë 9735 pikë, gjegjësisht 4195.

Klasifikimi në ATP:
1. Andy Murray (ANG) 11.540 pike
2. Novak Djokovic (SER) 9.735
3. Stan Wawrinka (ZVI) 5.195
4. Milos Raonic (KAN) 5.080
5. Kei Nishikori (JAP) 4.730
6. Rafael Nadal (SPA) 4.115
7. Jo-Wilfried Tsonga (FRA) 3.480 (+4)
8. Marin Cilic (KRO) 3.410 (-1)
9. Dominic Thiem (AUT) 3.375 (-1)
10. Roger Federer (ZVI) 3.260 (-1)