Tenisti numër një në botë, Andy Murray, fitoi ndaj tenistit nga Tunizia, Malek Jaziri, në turneun Dubai Championships.
Kjo ishte përballja e parë e britanikut pas gjashtë javësh, mirëpo ai ishte në formë të mirë.
29-vjeçari u eliminua nga Australian Open në muajin e kaluar që në raundin e katërt dhe tash është rikthyer për të kërkuar triumfe të reja.
Murray, fitoi me rezultat 2-0 në sete (6-4, 6-1) ndaj Jazirit, i cili renditet i 51-ti në ranglistën e përgjithshme.
Në raundin tjetër, ai do të përballet me spanjollin Guillermo Garcia-Lopez. /Telegrafi/