Telegrafi

Andy Murray pa problem në rrethin e katërt të Australia Open

Andy Murray është kualifikuar pa problem në rrethin e katërt të turneut të parë për këtë vit të tenisit Australian Open.

Britaniku triumfoi kundër amerikanit Sam Querrey me rezultat 3:0, në sete (6-4 6-2 6-4) në Hisense Arena të Melbourne Parkut.

Murray, i cili shpreson që më në fund të fitojë titullin, në rrethin tjetër do të takohet me gjermanin që renditet i 50-ti në botë Mischa Zverev.

Ndryshe, edhe Svetlana Kuznetsova dhe Angelique Kerber në kategorinë e femrave. /Telegrafi/