Andy Murray kryeson ranglistën e tenistëve botërorë, pasi Milos Raonic u tërhoq nga Paris Masters.
Dy tenistët është dashur të përballeshin në gjysmëfinale, por kanadezi u tërhoq si pasojë e lëndimit.
Në këtë mënyrë, Murray i jep fund kryesimit të Novak Djokovic prej 122 javësh.
Skocezi bëhet britaniku i parë që shpallet tenisti numër 1 në botë.
Ai ka kaluar nëpër një formë fantastike gjatë vitit 2016 duke fituar Wimbledonin, medaljen e artë olimpike dhe katër tituj të tjera, ndërsa gjatë kësaj periudhe i ka humbur vetëm tri përballje. /Telegrafi/