Andy Murray ka fituar titullin e parë në ATP World Tour Finals duke mposhtur pesë herë kampioni e këtij turneu, Novak Djokovic.
Pos gëzimit të këtij trofeu, tenisti britanik do ta mbyllë vitin 2016 si tenisti numër 1 në botë.
Në duelin e zhvilluar në O2 Arena të Londrës, Murray ishte bindës duke fituar me rezultat 2-0 në sete (6-3, 6-4).
Ky triumf i jep fund suksesit të njëpasnjëshëm të tenistit serb, i cili dështon ta barazojë rekordin e Roger Federerit prej gjashtë titujsh në këtë turne.
Murray ka marrë urime nga shumë personalitete të njohura të botës së sportit dhe jashtë saj në Britani të Madhe. /Telegrafi/