Telegrafi

Andy Daly, ish-presidenti i “Resorts Colorado Vail” i interesuar për Brezovicën

Ambasada e Kosovës në Uashington, këtyre ditëve ka shfaqur një film të shkurtër dokumentar në të cilin prezantohen mundësitë dhe kushtet për investime në Kosovës.

Në zyrat e ambasadës së Kosovës, në Uashington dhe sallën e “University Club”, ishin vendosur posterë me pamje nga bukuritë natyrore në Kosovës. Gjithashtu janë shpërndarë edhe broshura të cilat me foto dhe histori të shkurtër bëjnë promovimin e vlerave dhe të resurseve turistike të Kosovës.

Kjo është hera e parë që shteti i Kosovës, po mundohet me anë të këtij promovimi në kryeqytetet e botës, të paktën të pasqyrojë bukuritë natyrore dhe të nxisë sadopak ekonominë e saj nëpërmjet industrisë së turizmit.

Për shembull, Kirk Adams, drejtor i privatizimit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), është duke u përpjekur për të shitur kompleksin e skijimit – Brezovica.

Ai tha se një kompleks i skijimit si Brezovica, që ka qenë gjithmonë një makth, por që ka ende potenciale të jashtëzakonshëm, do të kthehet shumë shpejt në një vend – të klasit të parë rajonal turistik të skijimit. Kirk Adam ka pohuar se ai ka punuar në Bullgari në vendin e quajtur Bankso, rajon
turistik i skijimit. Ai tha se me 35 milion euro ($ 45 milion) investime Bansko është bërë një vendpushim popullor për turistët britanikë. Është vlerësuar se ky kompleks turistik i skijimit vizitohet nga 150,000 turistë britanikë në vit.

Ndersa duke folur për Brezovicën Kirk Adams tregon se edhe njëri prej investitorëve më të shquar në botë në këtë lloj biznesi, e ka shprehur interesin për blerjen e kompleksit të skijimit Brezovicë. Ai ishte Andy Daly, ish-presidenti i konglomeratit të skive “Resorts Colorado Vail”.

Ai vizitoi tre herë kompleksin turistik të skijimit në Brezovicë, midis 2003 dhe 2004, por më pas në Kosovë ai është "penguar" në investimet e tij. Shkaku kryesore që i vë investitorët turistikë, vihen në "dilemë" për të investuar, është dhe situata politike në këtë zonë. Kjo është arsyeja kryesore që mendohet se i "frikëson" investitorët e huaj. Por, ka edhe shkaqe të tjera, si për shembull edhe infrastruktura dhe transporti është një çështje tjetër.

Ekspertë të ndryshme besojnë se Kosova, me të vërtet ka një potencial të madh turistik, dhe shumica e saj është e virgjër, por duhet pranuar se Kosova ka nevojë shumë për investime dhe ndihmë nga qeveria për zhvillimin e industrisë së turizmit. (INA)