Telegrafi

Andy Carroll zbulon se ishte lutur që t’i dështonin testet mjekësore te Liverpooli në vitin 2011

Andy Carroll ka zbuluar se në vitin 2011 kur e kompletoi kalimin te Liverpooli, ishte lutur që të dështonin testet e tij mjekësore.

Sulmuesi anglez në një intervistë për Daily Mail ka deklaruar se ai ishte lutur që të mos kalonte te The Reds nga Newcastle për shumën e 41 milionë eurove.

“A e dini çfarë? Isha i lënduar në atë kohë dhe vetëm doja që testet mjekësore të dështonin”, ka thënë ai në një intervistë për Daily Mail.

“Nga minuta që hipa në aeroplan, dëshiroja që të kthehesha (te Newcastle). Në atë kohë isha i pikëlluar që po largohesha nga skuadra dhe nuk e doja kalimin te Liverpooli, por ishte çështje biznesi”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Andy Carroll

“Unë sa kisha blerë në ato ditë një shtëpi dhe dëshiroja ta shijoja kohën, por më pas më thanë se po shkoja, kjo ishte tronditëse”, ka shtuar më tej Carroll.

Sulmuesi anglez nuk mbahet mend shumë për kohën e tij te Liverpooli, pasi kishte dështuar ta tregonte vetën. /Telegrafi/