Sulmuesi anglez u ndalua nga dy persona të armatosur gjatë rrugës për shtëpi pas stërvitjeve.
Futbollisti i West Ham United, Andry Carroll ishte duke udhëtuar për në shtëpi kur rrugën i prenë dy persona të armatosur, të cilët tentuan ta grabisin gjersa ishte në lëvizje e sipër me veturë 100 mijë euroshe.
Por, 27-vjeçarri arriti t’iu shmangej duke u kthyer në qendrën stërvitore, ku stafi i klubit u përkujdes për të njoftuar organet policore.
Policia britanike po vazhdon me hetim dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë arrestim. /Telegrafi/