Telegrafi

Andrra – partneri juaj virtual në çdo hap të shtatzënisë dhe prindërimit!

Në botën e sotme, teknologjia ka bërë që përvoja e shtatzënisë dhe prindërimit të jetë më e lehtë dhe më e përshtatshme se kurrë më parë.

Në këtë kontekst, lindi aplikacioni Andrra, një mjet i fuqishëm dhe i shkëlqyeshëm i realizuar në gjuhën shqipe dhe tërësisht i adaptuar për kulturën dhe nevojat e prindërve shqiptar. Ky aplikacion iu shërben personave që planifikojnë familje, përkujdes të specializuar gjatë shtatzënisë, dhe informata rreth shëndetit të nënës dhe bebes pas lindjes.

Përmes aplikacionit, çiftet shqiptare mund të marrin këshilla për të rritur mundësitë e konceptimit, dhe të ndjekin zhvillimin e shtatzënisë javë për javë, me informata të personalizuara rreth shëndetit të nënës dhe bebit.

Ky aplikacion nuk është vetëm një burim informacioni, por gjithashtu një komunitet i bashkëpunimit dhe mbështetjes, ku prindërit mund të ndajnë përvojat e tyre, të marrin këshilla, të ndihen të përkrahur në këtë rrugëtim emocionues të prindërimit.

Andrra përbëhet nga një ekip i specializuar i profesionistëve shëndetësorë, duke garantuar informacione të sakta dhe këshilla të besueshme për të gjitha fazat e kësaj periudhe të rëndësishme.

Disa nga karakteristikat e aplikacionit Andrra:

-Kalendari i ciklit menstrual – për përcjelljen e ciklit menstrual dhe ovulimit

-Kalulatori i shtatzënisë – përcakton datën se kur pritet që të lindni

-Leximet ditore – qasuni në qindra artikuj informues nga Andrra App, që mbulojnë një gamë të gjerë temash të shtatzënisë dhe prindërimit

-Ditari i fotografive me barkun e rrumbullakosur – krijoni kujtime me albumin e fotove javore të barkut tuaj në rritje

-Komuniteti – komunikoni me prindërit e tjerë në grupe mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse

-Emra për bebe – Gjeni emrin e përsosur për bebin tuaj në aplikacionin tonë

-Matësi i kontraktimeve – monitorim i kontraksioneve për të ndihmuar në përcaktimin e kohës së lindjes

-Gjurmuesi i shtatzënisë dhe kalendari i zhvillimit të foshnjës – do t’ju ofrojnë udhëzime të personalizuara, javë pas jave dhe ditë pas dite. Me një mori këshillash, Andrra App siguron që ju të jeni të mirëinformuar dhe të përgatitur për çdo fazë të shtatzënisë

Andrra app mund të shkarkohet në App Store dhe Play Store, dhe të shfrytëzohet krejtësisht FALAS deri në lancimin e verzionit 2.0 ku pritën të zhvillohen vegla tjera dhe më të avancuara.

Shkarkoni Andrra sot dhe bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi emocionues drejt prindërimit të lumtur dhe të shëndetshëm!