Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sinan Hoxha, feston sot (e diel) ditëlindjen e 46-të.
Me këtë rast urimet kanë qenë të shumta, ndërsa një të veçantë e ka pranuar nga bashkëshortja e tij, Andrra Destani.
Kjo e fundit ka ndarë një set fotografish krahas partnerit duke shprehur kështu dashurinë e madhe që ka ndaj tij.
“Zhytem çdo ditë në thellësinë e syve të tu, përhumbem teksa lexoj dashurinë e jetës në to! Ditët e mia, prej se të kam parë, njohin vetëm trajektoren e lumturisë. Kam privilegjin, të gëzoj familjen që më fale, strehen tonë të dashurisë që na ngroh zemrat nën bekimin e dy engjëjve tanë”.
“Të dua sa s’mund ta them e as të shkruaj, të dua çdo çast e më shumë, në çdo frymëmarrje, në çdo përkëdhelje, në çdo puthje. Gëzuar ditëlindjen, festa ime e jetës”, ka shkruar ajo.
Çifti ndajnë së bashku dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
Sinani nga ana tjetër po vazhdon karrierën dhe këtë verë ka qenë mjaft i pranishëm në dasma e ahengje muzikore. /Telegrafi/