Site icon Telegrafi

Andros Townsend e këshillon Mason Greenwoodin që të vizitojë një psikolog – pas jetës së tij të shfrenuar jashtë fushe

Andros Townsend e ka këshilluar anëtarin e Manchester United, Mason Greenwoodin që të vizitojë një psikolog – pas periudhës së vështirë që po kalon aktualisht.

Edhe pse i impresionoi të gjithë me inkuadrimin e tij në skuadrën e parë te Djajtë e Kuq, sulmuesi ka shqetësuar të gjithë me veprimet e tij jashtë fushe.

Greenwood nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren 3-1 përballë Evertonit në fundjavën e kaluar, duke u arsyetuar se ishte i sëmurë.

Por, Daily Mail ka mësuar se lojtari nuk kishte stërvitje të mirë të premten e javës që shkoi dhe Ole Gunnar Solskjaer nuk e përfshiu në skuadrën e parë.

Ka shqetësime për jetën jashtë fushe të Greenwood, derisa Townsend e ka këshilluar atë që të vizitojë një psikolog.

“Është një periudhë e vështirë për të dhe çdo lojtar i ri kalon nëpër këto faza, por ka nga ata që dinë të menaxhojnë me situatën”, ka thënë anëtari i Crystal Palaces për talkSPORT.

“Ai ka nevojë për lojtarë me përvojë si Harry Maguire, që të ndihmojnë atë dhe t’i zgjasin dorën për problemet që ka”.

“Unë i them atij që të vizitojë një psikolog, në mënyrë që të kalojë problemet dhe familja e shokët duhet ta ndihmojnë”, ka shtuar më tej Townsend. /Telegrafi/

Exit mobile version