Telegrafi

Androidi udhëheq në SHBA

Sa u përket sistemeve operative, Androidi i Google ka marrë vendin e parë në SHBA me 29%, ndërsa vendin e dytë e ndajnë BlackBerry i RIM dhe iOS i Apple me 27%.

Pjesa tjetër e tregut i takon Windows Mobile dhe Windows Phone 7, të cilët së bashku furnizojnë 10% të tregut, ndërkohë HP me Palm WebOS ka 4% dhe Nokia me Symbian 2% të tregut të telefonave të mençur në SHBA.

Mirëpo kur merren parasysh vetëm aparatet telefonike, Apple dhe RIM edhe më tutje janë dukshëm në përparësi, duke qenë se ata vetë i prodhojnë pajisjet për sistemet e tyre operative.

Nga ana tjetër, pa marrë parasysh se kush udhëheq, kërkesa për telefonat e mençur në SHBA vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të Nielson, 47% e blerësve të ri të telefonave në gjashtë muajt e fundit janë përcaktuar për modelet ‘e mençura’. /Telegrafi/