Telegrafi

Androidi dual-core i MediaPad

Bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Android 3.2 Honeycomb, me një ekran 7-inch me prekje të shumëfishtë, me një procesor Qualcomm dual-core 1.2 GHz, me një kamer ballore 1.3 megapiksel dhe një tjetër 5 megapiksel të integruar në pjesën e pasme të tij.

Sa i përket dizajnit, ky tablet është 10.5 mm i trashë dhe peshon gjithsej 390 gram.Ndërkohë ai ka gjithashtu një portë USB-je, një portë HDMI, Bluetooth e WiFi. Ndërkohë bateria e tij mban deri në gjashtë orë punë.

Ende nuk ka asnjë të dhënë sa i përket çmimit të këtij tableti MediaPad. /Telegafi/