Telegrafi

Androidët ofrojnë falas shërbimet e 24 revistave

Lajmi është njoftuar nga Zinio, i cili ka njoftuar të gjithë lexuesit e saj, se tashmë titujt e të përditshmeve dhe të përjavshmeve do të mund t’i gjejnë edhe në tabletat e tyre Android, si: MotorolaXoom, Samsung Galaxy 10.1 etj…

Sipas Zinio, ky opsion do të bëhet i aksueshëm që prej datës 15 qershor, kur në lançimin e këtij aplikimi të ri, do të njoftohen edhe 24 titujt e parë të revistave të cilat do të jenë falas. /Telegrafi/