Telegrafi

Android vs Touch Projector (video)

Ky është një projector që transformon çdo hapsirë të drejt, në një kompjuter. Prototipi “Touch Projector” ka adoptuar teknologjinë “Holographic Laser Projector”, që krijon të njëjtën pamje të një ekrani Androidi, mbi të cilën mund të punohet. Cilësia e këtij modeli është mjaft e lartë, në rezolucionin WVGA.

Sa i përket madhësisë së ekranit, ai është i njëjtë me atë të një Androidi, 10 inch. Ky prototip sapo ka dalë në treg, por ende nuk ka asnjë njoftim për çmimin e tij. /Telegrafi/