Telegrafi

Android TV synon dominimin sikurse Android

Kjo, pasi që sipas një raporti të ri nga ET News thuhet se Android 4.4 do të jetë tentimi i radhës i kompanisë Google për ta dominuar platformën e televizionit, sikurse ka bërë me tregun e telefonave të mençur mobil.

Raporti i mediumit nuk jep shumë specifika, edhe pse thotë se KitKat do të përfshijë një ndërfaqe të re të televizionit, e cila do të paraqes një përmirësim të dukshëm në krahasim me versionin paraprak të Google TV UI.

Më herët ishte thënë se Google është duke e ri-brenduar Google TV-në me emrin e ri – Android TV, dhe versioni i ri i sistemit operativ, KitKat do të jetë një shtysë e rëndësishme në këtë iniciativë.

Android 4.4 KitKat pritet të vijë brenda pak ditësh, së bashku me versionin e ri të telefonit të famshëm të Google, Nexus 5. / Telegrafi /