Telegrafi

Android tani me 80 për qind të tregut!

Në tremujorin e dytë të vitit 2013, Android ka zaptuar një rekord prej 80 për qind të tregut global të telefonave të mençur mobil, thotë firma e hulumtimeve Strategy Analytics. 

Nga gjithsejt 229.6 milionë telefona të mençur mobil sa janë shitur në këtë periudhë të vitit, 182.6 milionë kanë qenë të bazuar në Android.

Apple iOS radhitet e dyta në treg, me 13.6 për qind të tregut, përkatësisht 31.2 milionë iPhone të shitur, ndërsa Windows Phone ka arritur të marrë 3.9 për qind të tregut me 8.9 milionë njësi të shitura. / Telegrafi /