Telegrafi

Android, shumë shpejtë lider global

Gartner Research sot ka raportuar se prodhuesit tashmë kanë hedhur në treg më shumë se 36.3 milionë pajisje të bazuara në Android, për tre-mujorin e parë të vitit 2011, ose 5.2 milionë më shumë pajisje sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për më shumë, Android pothuajse ka katërfishuar pjesëmarrjen e saj në tregun e pajisjeve mobile, duke u rritur nga 9.6 për qind në Q1 2010, në 36 për qind në Q1 2011.

Mirëpo, pritet që ky vit të jetë gjithashtu i mirë për platformën Android, pasi që prodhues të njohur si HTC, Samsung, Alcatel, Sony Ericsson, dhe Motorola janë duke përgatitur modele të reja të pajisjeve të tyre mobile në Android. / Telegrafi /