Telegrafi

Android ruan kreun, Windows rritet në Evropë

Të dhënat e shfaqin sistemin operativ Android si fitues të madh, pasi që platforma e Google ka qenë një fituesi më i madh në Evropë, Kinë dhe SHBA, ndërsa Windows Phone dhe iOS kishin performancë të përzier në të gjithë tregjet e anketuara.

Në 5 tregjet kryesore evropiane si Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe, Android u rrit 1.7 përqind për të kontrolluar 72.4% të tregut. Windows Phone ishte gjithashtu mirë me performancë, pasi që u ngjit me 1.6% për të marrë 8.4% të tregut. Pozita e Apple iOS është përmirësuar shumë pak, për totalin prej 17.5%.

Rritja erdhi në kurriz të BlackBerry, i cili ka rënë me 1.7% dhe platformat e tjera të cilat kanë humbur 1.8%.

Pjesa e përgjithshme e platformave tjera jashtë treshes së madhe tani mban vetëm 1.7% në Evropë. /Telegrafi/