Telegrafi

Android: Popullariteti do të rritet, çmimet do të bien

Shitja e telefonave të mençur mobil do të arrijë në 468 milionë copë këtë vit, apo 57.7 për qind më e lartë se sa në 2010, ndërsa ky treg do të shkojë në 630 milionë copë gjatë vitit të ardhshëm, për të arritur në 1.1 miliardë deri në vitin 2015, thotë studimi i Gartner.

Gartner gjithashtu thotë se softueri i gjigantit të internetit, Google, Android i cili tashmë ofrohet falas për prodhuesit e mëdhenj sikur Samsung, HTC, apo Motorola, do të jetë lider i tregut me 38.5 për qind pjesëmarrje të tregut, ndërsa në vitin 2015, kjo përqindje do të arrijë në 48.8 për qind.

Në anën tjetër, iPhone do të ketë 19.4 për qind të tregut deri në fund të këtij viti, i përcjellur nga Nokia dhe Symbian që do të mbajnë 19.2 për qind, ndërsa sistemi operativ i BlackBerry’t do të mbajë 13.4 për qind të tregut.

Pjesëmarrja e tregut të iPhone pritet të mbetet stabile edhe gjatë viteve në vijim, me 18.9 për qind në 2012, dhe 17.2 për qind në 2015.

Mirëpo, përkundër rritjes së popullaritetit për Android, çmimet e telefonave të mençur mobil që përdorin këtë platformë pritet të bie gjatë viteve në vijim, parashikon Gartner.

”Deri në vitin 2015, rreth 67 për qind e të gjitha pajisjeve mobile që përdorin sisteme të hapura operative do të kenë një çmim mesatar të shitjes i cili nuk d ota tejkalojë sumën prej 300 dollarësh, apo edhe më pak se kaq” ka thënë drejtori i Gartner Research, Roberta Cozza. / Telegrafi /